Turqia do të nisë hetime në konsullatën saudite pas zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka thënë se do të nisë hetime në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ministria e Jashtme turke ka thënë se Arabia Saudite është “e hapur për të bashkëpunuar” dhe ka kërkuar hetime në ndërtesë në kuadër të procesit hetimor.

Khashoggi është parë teksa ka vizituar konsullatën javën e kaluar andaj Turqia ka thënë se ai mund të jetë vrarë aty.

Arabia Saudite në anën tjetër ka mohuar këto akuza.

Kjo Ambasadë ka thënë se gazetari është larguar nga konsullata pak pasi ka arritur, derisa autoritetet turke kanë thënë se ai nuk është parë të jetë larguar.

Turqia i ka kërkuar Arabisë Saudite të dhëna se ai është larguar, pavarësisht pse nuk ka ofruar të dhëna se ai është vrarë.

I njohur si kritik i trashëgimtarit të fronit, Princit saudit, Mohammed bin Salman, Khashoggi ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar opinone për Washington Post para zhdukjes së tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai është i shqetësuar për Khashoggin, derisa Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka bërë thirrje Arabisë Saudite të mbështesë “hetim të plotë” dhe të jetë “transparente për rezultatet”.

Javën e kaluar, bin Salman ka thënë për Bloomberg News se Qeveria e tij “dëshiron të di se çfarë i ka ndodhur atij” dhe se Khashoggi është larguar “pas disa minutash apo një ore”.

Ndërkohë vëllau i Princit Salman, njëherësh ambasadori i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, Khalid bin Salman ka insistuar se të gjitha raportet për zhdukjen apo vdekjen e tij “janë të rreme dhe të pabaza”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme