Turqia e Amerika rifillojnë lëshimin e vizave për qytetarët e njëra-tjetrës

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 18:49 | Nga

Turqia do të rifillojë dhënien e vizave për të gjithë shtetasit amerikanë, njoftoi sot ambasada turke në Uashington, pasi një masë e njëjtë u shpall nga SHBA-ja për sa i përket qytetarëve turq.

“Duke ndjekur parimin e reciprocitetit, masat shtrënguese që kemi vendosur mbi regjimin e vizave për qytetarët amerikanë hiqen menjëherë”, njoftoi ambasada në një komunikatë.

“Misionet konsullore amerikane në Turqi do të rifillojnë shpërndarjen e plotë të vizave pas një ndërprerjeje të shkaktuar nga arrestimi i një punonjësi konsullor”, njoftoi sot ambasada amerikane në Ankara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme