Turqia është duke punuar me disa vende për ta bartur hetimin e vrasjes së gazetarit arab, Jamal Khashoggi në Kombet e Bashkuara.
Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu këtë të hënë, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një konferencë në Tunis përkrah homologut të tij nga ky vend. Cavusoglu ka ftuar Arabinë Saudite që të ndajë të dhënat me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.
Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll afërsisht tre muaj më parë.