Turqia prezanton një dron të frikshëm ushtarak

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

“Me dronin tonë Akinci, Turqia bëhet një nga tre vendet më të përparuara në botë në këtë lloj teknologjie”. Kështu u shpreh Presidenti turk Erdogan, me rastin e prezantimit të dronit të ri luftarak “Bayraktar Akinci”.

Erdogan shtoi se Turqia synon të bëhet një udhëheqëse globale. Droni “Akinci” deri më tani ka kryer 874 fluturime prove dhe më 5 korrik, në një test që bëri tregoi aftësitë luftarake duke goditur me saktësi objektivat.

“Bayraktar AKINCI” mund të fluturojë më lart se dronët ekzistues dhe të qëndrojë në ajër më gjatë.

Karakteristikat e dronit sulmues “AKINCI” janë sistemet e komunikimit dhe të radarit.

Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, industria ushtarake turke është bërë një lojtare kryesore në fushën e avionëve pa pilot.

Të ngjashme