Turqia shpërndan 600 pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni i Çështjeve Fetare i Turqisë (TDV) ka shpërndarë pako ushqimore për 600 familje në nevojë në mbarë Kosovën, përfshirë edhe kryeqytetin e vendit, Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë vit me sloganin “Mos harro vëllezërit, ty po të presin”, vullnetarët e fondacionit kanë shpërndarë pakot ushqimore në gjithë Kosovën.

Ndihmat në përgjithësi shpërndahen nëpër oborret e xhamive që frekuentohen më së shumti, ndërsa për ato që nuk kanë mundësi, ekipet ua dorëzojnë deri tek shtëpia.

Përveç pakove ushqimore, vullnetarët gjithashtu u shpërndajnë ndihma të ndryshme jetimeve.

Këshilltari i çështjeve fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, Nevzat Sabri Akın, në deklaratën për AA tha se këtë vit në 12 vende të tjera në Kosovë kanë shpërndarë 600 pako ushqimore.

Ai informoi se në pakot gjenden oriz, sheqer, vaj, fasule, kripë dhe makarona.

Të ngjashme