Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja nuk do të bëjë më hapa mbrapa në Idlib kundër forcave siriane.
“Turqia planifikon të shtyjë forcat e qeverisë siriane nga pozicionet e saj të vëzhgimit ushtarak në rajonin verior-perëndim të Idlib të Sirisë deri në fund të shkurtit”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, megjithë përparimet nga ushtria e mbështetur nga Rusia.
“Ne po planifikojmë të çlirojmë pozicioent tona të vëzhgimit deri në fund të këtij muaji, në një mënyrë ose në një tjetër”, u tha Erdogan parlamentarëve të partisë së tij në një fjalim të mërkurën.
Luftëtarët sirianë, të mbështetur nga ushtria turke, kapën qytetin Nairab në Idlib këtë javë, sipas rebelëve dhe burimeve turke, por trupat e presidentit sirian Bashar al-Asad vazhdojnë të bëjnë përparime diku tjetër në krahinë.
“Koha që u kemi dhënë atyre që rrethuan kullat tona të vëzhgimit po mbaron”, tha Erdogan. “Ne po planifikojmë t’i ruajmë pozicionet tona të vëzhgimit nga rrethuesit në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër deri në fund të këtij muaji”.
Erdogan tha më 5 shkurt se forcat e al-Asadit duhet të tërhiqnin prapa një linje pozicionesh vëzhgimesh turke deri në fund të shkurtit – ose Turqia do t’i kthente ato ushtarakisht.
“Problemi më i madh që kemi është se ne nuk mund të përdorim hapësirën ajrore mbi Idlib, i cili kontrollohet nga Rusia”, shtoi ai.
“Shpresojmë, se do të gjejmë një zgjidhje së shpejti”, tha ai.