Twitteri i mbyll llogaritë joaktive për më shumë se gjashtë muaj

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Përdoruesit, llogaritë e të cilëve në Twitter kanë qenë joaktive për më shumë se gjashtë muaj, kanë kohë që deri më 11 dhjetor të logohen në shërbim për të parandaluar që llogaria e tyre të fshihet përgjithmonë, raporton PlayfulDroid.

Përfaqësuesi i Twitterit theksoi se kompania e ka filluar procesin e “pastrimit” masiv dhe largimit të llogarive joaktive të përdoruesve, shkruan KOHA Ditore.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar bisedën publike, po punojmë në heqjen e llogarive joaktive për të siguruar informacion më të saktë dhe të besueshëm, të cilit njerëzit mund t’i besojnë në Twitter. Pjesë e këtyre përpjekjeve është inkurajimi i përdoruesve që të logohen në mënyrë aktive në Twitter kur ta regjistrojnë llogarinë e tyre”.

Ata që nuk janë loguar në shërbimin e popullarizuar për mikroblogging do të duhej të pranonin nga Twitteri një e-mail në të cilin janë udhëzimet për planet dhe veprimet që duhen ndërmarrë deri më 11 dhjetor. Pritet që procesi i largimit të llogarive joaktive në Twitter të zhvillohet gjatë disa muajve të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme