Tymi nga zjarret në Kanada mbulon qytetet kryesore të SHBA-së

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Qytete në verilindje të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara po përballen me një shtresë të dendur tymi të shkaktuar nga zjarret e mëdha pyjore që po digjen në provincën kanadeze të Ontarios dhe në shtetin amerikan të Minesotës.

Banorët e Nju Jorkut, Bostonit, Uashingtonit dhe Çikagos po dalin sot në rrugë mes mjegullës së dendur dhe dukshmërisë së kufizuar. Ajri ndihet i rëndë, ndërsa shumë këmbësorë thonë se mund të ndiejnë shijen e tymit në ajër, raporton BBC.

Shumë qytete u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet e rënda fizike dhe të qëndrojnë brenda, pasi tymi nga zjarret përmban grimca të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Sipas kompanisë IQAir, e cila monitoron cilësinë e ajrit në mbarë botën, Detroiti, Toronto dhe Mineapolisi janë aktualisht qytetet me cilësinë më të keqe të ajrit në botë.

Gazetarët në terren në Amerikën e Veriut po raportojnë drejtpërdrejt mbi ndikimin që tymi po ka në jetën e përditshme të banorëve në këto qytete.

Të ngjashme