Tymi po del nga toka, rritet frika për një shpërthim vullkanik në Islandë

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Shqetësimet për një shpërthim të mundshëm vullkanik në Islandë u shtuan në orët e para të mëngjesit kur një tërmet me magnitudë 4.8 ballësh të shkallës së Rihterit u regjistrua pranë zonës së Grindavik.

Sipas raportimeve të fundit, tymi po ngrihet nga toka pasi shkencëtarët thonë se “gjithçka tregon” një shpërthim të afërt.

Për shkak të kësaj, resorti gjeotermik me famë botërore “Blue Laguna” është mbyllur përkohësisht, raporton skynews.

Aktiviteti sizmik filloi në zonën në veri të Grindavik, ku ka një rrjet krateresh 2000-vjeçare, tha profesori i gjeologjisë Pal Einarsson.

Korridori i magmës është rreth 10 kilometra i gjatë dhe po zgjerohet, tha ai.

Të ngjashme