Ka ndërruar jetë personi që u aksidentua gjatë muajit qershor në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se vdekja ka ndodhur dje në QKUK.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i policisë:
Rr. UÇK, Gjakovë 29.06.2019-16:20. Mjeku kujdestar në QKUK ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i lënduar rëndë në një aksident trafiku i shkaktuar më datë 29.06.2019. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.