Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për pesë vepra penale; bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve.
Në njoftim shtohet se gjykata ka vlerësuar se se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë.