Rruga së cilës sot iu dha shtresa e parë e asfaltit, do të jetë me rëndësi edhe si pjesë e unazës që do ta lidhë këtë fshat me Rakajt dhe pastaj me magjistralen për në Shkup.
Kështu që 105 shtëpi të rrugës “Agushi” në Topojan të Gremes, sot u bënë me rrugë të asfaltuar në gjatësi prej afro 500 metrash dhe në gjerësi prej 6 metrash.
Banorët thanë se fshati i tyre është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Komunën e Ferizajt, prandaj është mirë që komuna po investon në infrastrukturën e këtushme.
Banori Sami Topalli, dukej i kënaqur, pasi prej kohësh ka pasur përshtypjen se fshati i tij po anashkalohej nga investimet publike, edhe pse është njëri nga më të mëdhenjtë dhe me numër të madh biznesesh.
Drejtori i infrastrukturës Gafurr Ilazi, theksoi se rruga së cilës sot iu dha shtresa e parë e asfaltit, do të jetë me rëndësi edhe si pjesë e unazës që do ta lidhë këtë fshat me Rakajt dhe pastaj me magjistralen për në Shkup.