Katër trupat e pajetë, viktima të aksidentit në Prishtinë, që të gjithë anëtarë të familjes Alidema nga Pozherani, sot i mbuloi dheu.
Jetët e tyre u shuan për një natë në një aksident trafiku në rrethrotullimin e Prishtinës.
Në varrezat e Pozheranit në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortëve të tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema.
Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.
Familja Alidema ka falënderuar të gjithë të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodhi.