U ndërpre rryma, drejtori i QKMF-së në Prizren u kërkon falje qytetarëve që pritën gjatë për t’u vaksinuar

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën e vaksinimit në Prizren, sallën “Rexhai Surroi” këtë të premte nuk u zhvillua me rregull vaksinimi i qytetarëve ndaj COVID-19.

Kjo si pasojë e këputjes së disa kabllove elektrike nëntokësore gjatë punimeve afër objektit.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Xhevat Elezkurtaj, u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve që pa fajin e tyre pritën disa orë për t’u vaksinuar.

“Ekipet tona të vaksinimit sot u detyruan të mos punojnë disa orë për shkak te defekteve të rrymës elektrike në sallën sportive “Sezair Surroi”, si pasojë e këputjes se kabllës elektrike nëntokesore gjatë punimeve aty afër objektit. Kërkojmë ndjesë për të gjithë ata njerëz që pa fajin e tyre pritën disa orë për tu vaksinuar. Edhe pse jemi më të mirët me sherbimet tona shëndetësore ne nivel vendi EDHE NE JEMI KOSOVE” ka thënë Xhevat Elezkurtaj.

Të ngjashme