U raportua se ministres Haxhiu i është refuzuar viza për në SHBA, reagon MD-ja

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se ministres Albulena Haxhiu nuk i është refuzuar viza nga Ambasada e SHBA-ve, ashtu siç është raportuar në disa media.

Nimoni përmes një reagimi në Facebook, ka theksuar gjithashtu se nuk është anuluar as vizita për në SHBA, e ministres Haxhiu.

“Disa media, kanë drejtuar pyetje dhe po raportojnë se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka refuzuar vizën për Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe është anuluar vizita në ShBA. Një lajm i tillë përveç se është i pavërtetë dhe shpifës, është tendencioz dhe ka për qëllim shpërndarjen e informatave të pavërteta për zyrtaret e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nimoni.

Ai ka shtuar se me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera.

Të ngjashme