U rrah nga burri dhe nëna e tij, gruaja nga Prishtina raporton rastin në polici

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, gruaja ka njoftuar se është sulmuar nga nëna dhe bashkëshorti i saj,

Pas raportimit të rastit, të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar lidhur me ngjarjen.

“Prishtinë, 15.06.2026 – 11:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga nëna dhe bashkëshorti i saj. Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme