U shoqërua në Polici nën dyshimin se bleu pajisje të vjedhura, reagon pronari i ‘Avicena’

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Pronari i poliklinikës ‘Avicena’, Driton Shuki është shoqëruar në Polici nën dyshimin se bleu pajisje të vjedhur mjekësore.

Shuki dyshohet se pajisjen mjekësore e cila u përfitua në mënyrë të kundërligjshme, e ka blerë për rreth 10 mijë euro nga personat të cilët ende nuk janë identifikuar nga organet e hetuesisë.

E gjashtë personat që u angazhuan nga Shuki ta bartin jashtë objektit të poliklinikës pajisjen e vjedhur, u kapën në flagrancë nga Policia e Kosovës. Që të gjashtit, bashkë me pronarin e ‘Avicena’ kanë përfunduar në stacion të Policisë ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas raportimeve në medie, ka reaguar vetë pronari Shuki.

Ai duket se është liruar nga stacioni, meqë ka publikuar fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

“Përshëndetje”, ka shkrua ai përbëri fotografisë ku shihet duke pirë kafe në një lokal në Arbëri, që ndodhet shumë afër njërës prej pikave të poliklinikës së vetë ‘Avicena’

Të ngjashme