U tha se është parë në Prizren, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 29-vjeçarin e zhdukur nga viti 2020

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2022, mbrëmje nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Melidin (Izudin) Adili, lindur me datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së  Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 4 shtator 2022, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod të Dragashit.

Ai sipas njoftimit policor thuhet se ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer. 

Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim – shpëtimi.

Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e kanë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj Policia ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri.

Të ngjashme