Katër komunat më transparente që janë shpallur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për vitin 2023, janë zotuar se të njëjtën do të bëjnë edhe këtë vit. Ata po ashtu u shprehen se viti 2024 dhe 2025 do të jenë vitet me të vështira për komunat si shkak i ngarkesë financiare që është si rezultat i kontratës kolektive dhe çështje të tjera që ata përmenden, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se këto vlerësime u japin atyre energji shtesë për të punuar edhe më shumë.
Ai tha se viti 2024-2025 do të jene vitet më të këqija për nivelet komunale për shkak të atakimit financiar dhe për shkak të raporteve të auditoreve.
“Vlerësimet gjithmonë të japin edhe një ndjen edhe energji shtesë. Ajo që e bënë me më vlere vlerësimin që bëhet sot është se po na faktohet bashkëjetesa në qeverisje, pra kryetarët e komunave ndajnë gjithçka në qeverisjen e tyre me anë të transparencës dhe llogaridhënies me qytetarët. Kjo tregon që jemi të përkushtuar të bashkëjetojmë më ta në punët dhe angazhimet. Sot ne jemi të atakuar shumë me çështjet financiare, me ngarkesat financiare që janë si rezultat i kontratës kolektive dhe çështje të tjera që janë shndërruar në një barrë të rend madje të papërballueshme të komunave dhe se viti 2024 dhe 2025 janë një lloj viti garues se si të jenë vitet më të këqija të komunave dhe pa diskutim që viti 2024-2025 do të jene vitet më të këqija për shkak të qeverisjeve për shkak të këtij atakimi financiar dhe për shkak të raporteve të auditorëve, pa e futur këtu as një kontribut të kryetarëve sepse ne nuk mund të menaxhojmë ekzekutimet e thesarit ne menaxhimin e buxhetit”, tha Aliu.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se progresi që shënohet në çdo komunë për ta është një fakt i mirëseardhur sepse angazhimet e tyre të përbashkëta shënojnë progres në fushën e transparencës kudo në qeverisjen lokale.
Ahmeti ka thënë se të në vend mungon një normë ligjore e cila do të menaxhonte rrjetet sociale të komunave.
“Ajo që dua të veçoj është progresi që shënohet në çdo komunë për ne është një fakt i mirëseardhur sepse angazhimet tona të përbashkët është që të shënohet progres në fushën e transparencës kudo në qeverisjen lokale. E marrim për të mirëqenë një raport të tillë analitike në 48 indikator por mbete detyrë e përkushtim i yni i përbashkët që këto rezultate të jenë të qëndrueshme. Po e ngrisë vetëm një çështje, të gjitha komunat e Kosovës kanë rrjete sociale, facebook, instagram, dhe besoni ose jo për krejt këto rrjete sociale kurrkush nuk ka një normë që e rregullon këtë standard. Krejt janë ngritur spontanisht nga vullnetet e dëshirave të zyrtareve të komunave dhe është e pa normuar ligjërisht. Këto rrjetet sociale nuk janë të legjitimuar me as një normë juridike në nivel vendi”, ka thënë ai.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se për të qenë një kryetar i mirë duhet të dish si të menaxhosh me qytetarë e paratë, si dhe të mos kesh “agjenda të fshehura”.
“Unë konsideroj që për të qenë kryetar i suksesshëm dy gjëra janë kryesore, me i menaxhuar mirë njerëzit dhe paratë, edhe mos me pasur agjenda të fshehura. Sepse kur ki agjenda të fshehura ato të marrin shumë kohë pastaj. Shumë është e rëndësishme që kemi dalë në mesin e të parëve, agjenda të fshehura nuk kemi. Transparenca është indikator relevant, veç një element është më me rendësi se transparenca, performanca. Mirëpo përformanca i ndihmon transparencës. Komunat mund të sfidohen por ne nuk i limitojmë sfidat, ne i sfidojmë limitet dhe gjithmonë dalim fitues”, u shpreh Totaj.
Bekim Dobra, zyrtarë i komunikimit me publikun nga Komuna e Drenasit, ka thënë se këta zyrtarët gjatë tri viteve të fundit janë ballafaquar me sfida për shkak se web faqet zyrtarët kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për tu qasur, për tu publikuar dhe për të marr informata.
“I përgëzoj komunat që kanë një rezultate të mirë, kanë një progres të mirë. Mirëpo sfidat e zyrtarëve të komunikimit me publikun ka qenë jashtëzakonisht e madhe gjate vitit 2022-2023-2024, për shkak se web faqet zyrtare ku bëhet edhe matja kryesore kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për tu qasur për tu publikuar dhe për të marr informata për to. Por kolegët e mi kurrë nuk janë ndalur, kanë punuar edhe jashtë orarit të punë me të vetmin qëllim që institucionet që ata përfaqësojnë të dalin në mënyrë sa më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.