UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e turizmit

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 15:30 | Nga

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi,po e forcon bashkëpunimin në fushën e turizmit me Universitetin e shkencave të aplikuara, në Salzburg të Austrisë.

Rektori Hajrizi tregon se në takimin me rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Gerhard Blechinger, është konfirmuar gatishmëria e këtij institucioni për bashkëpunim me UBT.

“Ne do të bashkëpunojmë në ngritjen e kapaciteteve për fushën e turizmit dhe mikpritjes në Kosovë përmes Qendrës së Kompetencës për Turizëm dhe Mikpritje, e themeluar nga UBT në vitin 2015”, tregoi rektori Hajrizi.

Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve do të vazhdojë me krijimin e programeve të përbashkëta, me trajnime, vizita studimore, shkolla verore si dhe aplikime të përbashkëta për projektet e Bashkimit Evropian.

Rektori i UBT-së,  Edmond Hajrizi, gjatë javës së qëndrimit në Salzburg të Austrisë, është takuar edhe me Dekanen e Fakultetit të Turizmit dhe Inovacionit, Eva Brucker, si dhe me drejtorin e Shkollës së njohur të Turizmit në Salzburg, Leonhard Wörndl.

Rektori Hajrizi ka vizituar edhe infrastrukturën e shkollës së turizmit, si praktikë e standardeve ndërkombëtare.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, vlerëson se Austria dhe Salzburgu janë modele, në bazë të të cilave duhet të punojë edhe Qendra e UBT-së në Kosovë.

foto1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme