Se UBT-ja kujdeset fuqishëm për përhapjen e teknologjisë informative (IT) në Kosovë, tregon edhe mbështetja që ky institucion i arsimit të lartë po ia bën komunitetit të grave. Projekti për edukimin e grave në IT “Woman in Online Work” (WoW) është në fazën e dytë.
Faza e parë është zhvilluar në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, kurse faza e dytë po vazhdon në UBT në Prishtinë.
Në projekt, grave u mundësohet të pasurit e një karriere për tregun online, që u lejon atyre të fitojnë paga konkurruese nga distanca, në çdo kohë dhe kudo.
Faza e dytë e projektit, ndërkaq, synon trajnimin e grave nga komuna e Prishtinës, që gjithashtu u mundëson grave për të gjeneruar të ardhura dhe për t’i kapërcyer barrierat e papunësisë lokale, duke përfunduar punë me sistemin online.
Udhëheqësja e projektit, Tatiana Nadyseva, thotë të jetë e kënaqur me marrëdhëniet shumë të mira dhe për mbështetjen maksimale nga UBT, për të dy fazat e projektit.
“Në të dy fazat e projektit, në UBT në Lipjan dhe në Prishtinë, patëm dhe kemi një udhë të mrekullueshme bashkëpunimi. Jemi vërtet të lumtur se si UBT na ka ndihmuar dhe e ka mbështetur gjithë këtë ekip”, përfundoi Nadyseva.