Kolegji UBT nga data 1 deri më 31 korrik do të organizojë festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë, “Global UBT FEST 2021”, raporton Ekonomia Online.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në një konferencë për medie tha se në kuadër të festivalit do të jenë pjesëmarrëse 30 shkolla verore.
Ai më tej ka sqaruar se pritet që të marrin pjesë 600 folës nga gjithë bota, ku do të marrin pjesë 15 mijë persona.
Tutje, ai tha se fokusi kryesor do të jetë të zhvillimi i qëndrueshme i bazuar në 17 qëllime kryesore sa i përket dijes.
“Jemi ndër universitet më të mira. Në shumë kompetecione kemi dalë të parë dhe jemi vlerësuar maksimalisht. Një festival që përmban aktivitete të edukimit, shkencës dhe dëshirojmë që Kosova të jetë e rëndësishme sa i përket dijes në Evropë. Festivali Global UBT Fest 2021 ka tema gjithëpërfshirëse deri në vitin 2030”.
“Si UBT kemi krijuar rezultate të mira që mund t’i prezantojmë në aspektin global. Në kuadër të festivalit Global UBT Fest do të ketë 30 shkolla verore, forume dhe ekspozita dhe prezantime të ideve inovative. Rreth 150 fusha të ndryshme i cili festival do të zgjasë nga 1 korriku deri me 31 korrik”.
“Presim të kemi 600 folës nga vende të ndryshme të botës dhe 15 mijë pjesëmarrës. Është festivali më i madh i dijes në Evropë. Do të kemi edhe gara në fushën e sportit, artit të teknologjisë, kulturës. Ku nxjerrim prej tyre edhe talent”.