Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, krahas shumë kompanive të tjera që tashmë janë të pozicionuara aty, nga sot UBT në një partneritet izraelito-kosovar me kompaninë GVI, ka lansuar kompaninë “Gold Ventures Investments Western Balkan”, që do të mbështesë kompanitë e reja, startups, kompani publike, private dhe sektorin e shoqërisë civile në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në prani të themeluesit të GVI Global, Kobi Kalderon, ambasadores së Ambasadës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, zëvendës shefit te Ambasadës Gjermane në Kosovë, Mathias Conrad, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ky momentum është një arritje e madhe e UBT-së, por edhe e Kosovës, dukecilësuar si një ekosistem të ri për ITP-në, që do të ofrojë gjenerim të vlerave të mira dhe krijimin e një baze të suksesshme të ndërmarrësisë në Kosovë.
Bashkimi i ekosistemeve të UBT-së, ITP-sē dhe GVI Global do të krijojë mundësi shumë të mëdha për mbështjetjen e bizneseve dhe investitorëve në Kosovë, por edhe do t’i ofrojë kompanive kosovare mundësinë për t’u kyqur në financat dhe tregjet ndërkombëtare”, tha rektori Hajrizi.
Themeluesi i GVI Global, Kobi Kalderon, duke treguar për rrugëtimin e tij si ndërmarrës i suksesshëm në Izrael, theksoi nevojën për rritjen e kompanisë GVI dhe prezencën e kësaj kompanie në Ballkanin Perëndimor.
“E kam një ëndërr që t’i lidhi njerëzit nga shtetet e ndryshme, për të na ndihmuar në inovacion dhe ndërmarrësi. Kjo është diçka unike dhe një mundësi e mirë për start-up në Kosovë, që të kemi investime nga investitorë
ndërkombëtar. Qëllimi është që të sjellim kompani përmes GVI, që të hyjnë në tregun e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kalderon.
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, potencoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit në Kosovë dhe Izrael është një mundësi që krijon hapësira të reja ndërveprimi për të rinjtë nga të dyja vendet.
“Jam shumë e kënaqur që jam këtu, sepse një kompani e Izraelit është duke e bërë një bazë këtu në ITP dhe kjo mund të jetë edhe investimi i pare Izraelit ne Kosovë. Ekonomia është një lidhje ndërmjet njerëzve, kulturave dhe shteteve, dhe si ambasadore, jam duke punuar që të gjejë marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Jemi duke punuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në
shumë drejtime. Profesor Hajrizi e di se kemi punuar me UBT-në, që të kemi bashkëpunime ndërmjet kompanive izraelite dhe UBT-së, të cilat do të na ndihmojnë që të shkojmë përpara”, tha ambasadorja Ziv.
Zëvendës shefi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, theksoi se lansimi i GVI Western Balkan është një arritje e madhe, teksa nga aspekti politik është një storje suksesi për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Është një nder që të flasë në këtë ngjarje madhore. GVI dhe ITP janë një përputhje e shkëlqyeshme. Ambasada Gjermane është duke kontribuuar në mënyrë aktive për ta ndihmuar ITP-në. Lansimi i GVI-së i ka avantazhet e veta për kompanitë lokale, duke
duke krijuar kështu një hap të madh drejt së ardhmes. Me këtë rrjetizim të partneritetit, do ta ndihmojë ekonominë vendore, dhe do të bëhet një park më atraktiv. Nga aspekti politik, janë edhe objektivat politike që tentojnë ta bëjnë Kosovën një storje suksesi në arenën ndërkombëtare”, tha zëvendësambasadori Conrad.
Lansimi i “Gold Venture Investments Western Balkan” në ITP-Prizren, do të synoj ofrimin e shërbimeve për grupe të synuara, për kompani lokale dhe për start-up, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zgjerimin e tregut të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.