Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Debrecen” në Hungari, respektivisht me Fakultetin e Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore.
Marrëveshja është në interes për dyja institucionet, të cilat do të bashkëpunojnë në fusha përkatëse si dhe ka për qëllim promovimin e fushës së edukimit dhe hulumtimit akademik.
Objektivat kryesore të marrëveshjes janë zhvillimi i projekteve të përbashkëta, realizimi i kompetencave dhe kualitetit në sektorët e mjekësisë dhe shëndetësisë në Kosovë, përmes shfrytëzimin të praktikave më të mira të sektorit të mjekësisë.
Po ashtu, përveç bashkëpunimit në programet akademike, marrëveshja parasheh edhe themelimin e programeve të reja të studimit në UBT. Programet do të bazohen në kurrikulat e akredituara dhe me materiale që studiohen edhe Universitetin “Debrecen” në Hungari.
Gjithashtu, në kuadër të marrëveshjes do të ketë edhe shkëmbim të stafit akademik si dhe të studentëve, njëherësh në mënyrë reciproke do të zhvillohen vizita studimore.