UBT organizon garën e parë në Kosovë për kibernetikën

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 15:38 | Nga

Edhe dy ditë na ndajnë nga aktiviteti më i rëndësishëm i hakerëve të Kosovës. Për herë të parë në Kosovë, UBT organizon një garë kibernetike ku pritet të marrin pjesë hakerë nga i gjithë rajoni.

Koordinatori i “Hack Day Kosova 2016”, Atdhe Buja, tha se interesimi për të aplikuar në këtë garë ka qenë shumë i madh.

“Kemi pranuar një numër të madh të aplikimeve për pjesëmarrje në garë. Kemi kërkesa për pjesëmarrje në cilësinë e vëzhguesve nga shumë studentë”, tregoi koordinatori i “Hack Day Kosova 2016”, Atdhe Buja, sipas të cilit organizimi për herë të parë i kësaj gare në Kosovë, ka qenë një sfidë e realizueshme vetëm nga UBT.

“Është dashur të ngritët infrastruktura fizike për realizimin e kësaj gare ndërmjet hakerëve të rajonit. Mirëpo me përkrahjen e partnereve nga Shqipëria ALCIRT dhe ENISA, ne kemi arritur të të jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes se aktivitetit”, shtoi koordinatori Buja.

Siç thonë drejtuesit e UBT-së, kjo garë po realizohet me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike, nën kujdesin e UBT-CERT, në shtetin e Republikës së Kosovës.

Ju rikujtojmë se aktiviteti fillon më 25 nëntor, në 09:30, ndërsa shpallet i hapur me një fjalë rasti nga rektori i UBT-së (Universiteti për Biznes dhe Teknologji) prof. dr. Edmond Hajrizi.

Në ditën e parë, nga 10:00 – 16:00 provohet potenciali e hakerëve pjesëmarrës, të cilët do të testohen nëpërmjet infrastrukturës së bërë qëllimshëm me ndryshime.

Në ditën e dytë (26 nëntor), nga 10:00 do të shpallen fituesit e konkursit, të cilëve do t’u shpërndahen certifikata nga rektori, prof. dr. Hajrizi dhe drejtoresha e ALCIRT, Rovena Bahiti.

Displaying 15179171_1288505097867425_7984819044625209384_n.jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme