UBT në bashkëpunim me gjigandin e teknologjisë “EON Reality” për inteligjencën artificiale, kanë sjellë në Kosovë investimin më të madh në fushën e shkencës dhe arsimit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë konferencë, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se bashkëpunimi me gjigantin e teknologjisë, do të jetë edhe promovim i Kosovës në ShBA.
Me këtë rast, Hajrizi tha se UBT përmes teknologjisë do të mundohet t’i përgatisë të rinjtë për tregun e punës.
“99 për qind e Universiteteve në botë nuk e kanë 5g. UBT është një prej modeleve të para në botë që e konfirmon modelin classroom 4.0. Një asistent mbrapa i cili e përkrah këtë personin para. Me këtë platformë i përgatisim të rinjtë tanë me kompetencat për tregun e punës. Sot jemi të ftuar në një festival botëror në ShBA ku do të prezantojmë këtë model të ri dhe Kosovën gjithashtu. Do të ndihmojë në promovimin e Kosovës dhe UBT-së po çka është më e rëndësishme është t’u ndihmojmë të rinjve tanë. Ne kemi një pjesë të madhe të interesuarve, rreth 8000 sosh, të cilët mund të krijojnë asistentin e tyre dhe ta përdorin atë për punët e tyre”, tha Hajrizi.