Udhëheqës lokalë të Nismës, AAK-së dhe PD-së i bashkohen Kadri Veselit në PDK Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka pranuar në PDK aktivistë të subjekteve politike të AAK-së, Nismës dhe PD-së.
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli është shprehur mirënjohës ndaj të gjithë atyre, siç ka thënë ai, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera tash i janë bashkuar luftës së tij kundër korrupsionit. Të sapo anëtarësuarit në PDK janë Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.
“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë. Mirëseardhje në partinë tonë sot i urova Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren. Së bashku do ia dalim ta çojmë PDK-në drejt fitores, sepse kur fiton PDK-ja fiton Kosova!”, ka shkruar Veseli.