Në një festival letërsie në Itali, të mbajtur pak kohë më parë, autori sirian, Khaled Khalifa po fliste për jetën në Damask.
“Të gjithë kanë ikur, kanë mbetur vetëm ca frymë kryeneçe si unë. Ne që kemi mbetur, po ndihmojmë njëri-tjetrin”. Pastaj, fytyrës së tij iu kthye gjallëria, që ndodhte sa herë fillonte të tregonte ndonjë anekdotë karakteristike të tijën, që përziente vendosmërinë me absurditetin.
Universiteti i Harvardit ia kishte ofruar një bursë bukur fitimprurëse. Disa ditë pasi që kishte shkuar atje, kishte nisur të vuante prej anktheve. Prandaj, mendjen e kishte ndarë të kthehej në Siri. Kur e informoi Universitetin, ata e keqkuptuan dhe ia dyfishuan bursën, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk po mund ta kuptonin se përse dëshiroja të kthehesha në një zonë lufte”. Novela e pestë e tij, që është në proces të përkthimit, me gjithë titullin që flet për vdekjen (i përkthyer fjalë për fjalë nga arabishtja si “Death Is Hard Labour”) ka të bëjë më shumë me jetën. Leri Prince, që ka përkthyer Khalifën më parë, në novelë shfaqet i gjallë dhe besnik i prozës direkte dhe pa zbukurime të sirianit, i fjalive që shpesh e bëjnë bashkë elementin poetik dhe atë të tmerrit.
Me ngjarjet që shtjellohen rreth tre vjet pas shpërthimit të luftës civile në Siri, fabula e novelës është tejet e thjeshtë.