UEFA ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 23 mijë e 250 euro.
Kjo për shkak të disa incidenteve në ndeshjen me Francën që u zhvillua më 14 nëntor në “Air Albania Stadium.”
Shtëpia evropiane e futbollit e ka gjobit FSHF-në me 5 mijë euro për fërshëllimat ndaj himnit francez para ndeshjes në fjalë.
Federata poashtu është gjobitur edhe për hedhjen e sendeve të forta me 3 mijë e 250 euro.
Për problemet rreth organizimit UEFA e ka gjobitur Federatën Shqiptare 15 mijë euro.
Dënimi duhet të paguhet brenda 90 ditëve, njofton Top-Channel.