UEFA e hedh poshtë kërkesën e Arsenalit para finales kundër Chelseat

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Planet e Arsenalit për të treguar mbështetje për Henrikh Mkhitaryan gjatë finales së Europa League kundër Cheleat janë bllokuar nga rregullat strikte të UEFA-s.

“Topçinjtë” po mendonin të vishnin bluza më emrin e futbollistit armen, në shenjë solidarizimi, pasi nuk do të jetë pjesë e finales për arsye sigurie.

Mirëpo UEFA ka konfirmuar se çdo lëvizje e tillë është e ndaluar dhe nëse ndodh do të merren masa të ashpra. UEFA ka saktësuar se uniformat që veshin pjesëtarët e të dyja skuadrave si dhe ato të fituesve janë subjekt i miratimit nga organi qeverisës i futbollit evropian.

Stafi në Arsenal është treguar shumë i kujdesshëm në deklaratat për Mkhitaryan në Baku, ku mbizotërojnë tensionet politike me Armeninë.

“Topçinjtë” nuk duan krijojnë armiqësi, ndaj do të anashkalohen edhe qëndrimet për 30-vjeçarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme