UEFA ka lejuar zhvillimin e ndeshjeve për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës për klubet e Kosovës në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Federata e Futbollit të Kosovës njofton se pas takimeve të shumta të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri me zyrtarë të UEFA-s, sot është marrë vendimi nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve në Mitrovicë.
“Një delegacion i UEFA-s, do të vijë më 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
FFK-ja ka porositur Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të angazhohet për përmirësimin e gjendjes së stadiumit para garave të klubeve.
“Tash mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.