UEFA merr vendim të rëndësishëm para ndeshjes Mali i Zi – Kosovë

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka marrë vendimin e rëndësishëm për kombëtaren e Malit të Zi.

Në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020, kombëtarja e Kosovës do ta luaj ndeshjen e radhës në udhëtim kundër Malit të Zi.

Një favor i lehtë për Dardanët do të jetë vendimi i fundit i UEFA, i cili detyron Malin e Zi të luaj me dyert e mbyllura në stadium.

Kjo gjë ka ndodhur si pasojë e sjelljeve të pahijshme të tifozëve malazez, të cilët kishin fyer Raheem Sterling dhe Danny Rose në baza racore.

Përveç tifozëve, skuadra e Malit të Zi nuk do të mund të mbështetet as në shërbimet e yllit Stevan Jovetic.

Të ngjashme