UEFA ka nisur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos për kartonin e kuq në fitoren e Juventusit ndaj Valencias.
Portugezi u ndëshkua pas 29 minutash lojë në Ligën e Kampionëve, pasi gjyqtari Felix Brych konsideroi se ai kishte tërhequr flokët e mbrojtësit Jeison Murillo.
Kartoni i kuq përcillet me një ndeshje moslojë, teksa Komiteti Disiplinor mund të shtojë më shumë dënimin.
Tani UEFA ka konfirmuar se ka nisur procedurat pas ndeshjes me Valencian.
Akuzat janë kundër Ronaldos për rastin e kartonit të kuq dhe vendimi do të merret më 27 shtator. Kjo është procedurë standarde.
Është raportuar se Juventusi do të apelojë këtë ndëshkim të yllit portugez