Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për mungesën e ujit në disa lagje të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, mungesa e ujit të pijes në pikat e larta të qytetit të Mitrovicës ka ardhur si pasojë e reduktimit të prodhimit për shkak të turbullirës së ujit të shkaktuar nga reshjet atmosferike në 24 orët e fundit.
“Shpresojmë që reshjet të ndalen në mënyrë që prodhimi të stabilizohet, e me këtë edhe furnizimi me ujë të pijes të normalizohet”, thuhet në njoftim.