Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se do të shkyçen nga rrjeti të gjithë konsumatorët që kanë borxhe në shumën prej mbi 100 euro.
“KRU “Prishtina”, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci prej mbi 10 metra nga kuota maksimale e kapërderdhjes, po mundohet të mos e dëmtojë konsumatorin në marrjen e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe do të tentojë maksimalisht që të mos aplikojë reduktime deri në momentin ku do të jetë i pamundur një furnizim me ujë pa reduktime, si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike”, thuhet në komunikatë.
Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milion euro.
“KRU “Prishtina” ofron bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundës”.