Ukraina mirëpret vendimin e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka quajtur si të merituar hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Historike dhe më se e merituar, të dashur kolegë, Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

“Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të prirë, krijuar mundësi dhe për të formësuar të ardhmen e Evropës”.

Të ngjashme