Një pjesë e lokalitetit arkeologjik të Ulpianës do të shpallet park arkeologjik, por puna në të nuk do të marrë fund po atë ditë.
Janë disa kritere bazë që ende nuk janë plotësuar, por, përkundër kësaj Ministria e Kulturës pritet që vendimin ta shpallë këtë javë, shkruan “Koha Ditore”.
Në këtë lokalitet ende nuk është shtrirë rrjeti elektrik përderisa nuk janë caktuar as ciceronët, mirëmbajtësit dhe udhëheqësi i parkut që në pjesën më të madhe shtrihet në pronë private.
Arkeologu Milot Berisha është në vrull të punës. Për secilin detaj punonjësit konsultohen me të. I prin projektit për të shpallur parkun e parë arkeologjik në Kosovë.