Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ndal sot në protestën e banorëve të unazës së Re.
Teksa foli për protestën e 16 shkurtit Basha i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga karrigia e qeverisjes deri në datë 15.
“Me 16 shkurt nuk është më koha për fjalë. Të vërtetat tashmë kanë dalë. Edi Rama do t’i japë zgjidhje krizës duke u larguar vetë.
Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët, t’i hapi rrugë zgjidhje krizës politike, qeverisë tranzitore, zgjedhjeve të parakohshme, parlamentit të qytetarëve, qeverisë së qytetarëve.
Prej 16 shkurtit ka vetëm një forcë që vendos, forca e qytetarëve të bashkuar”