Elvana Gjata vë në pah fizikun në kostumin blu, të gjithë sytë tek ky detaj

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja erdhi me disa imazhe joshëse në Instagram


Këngëtarja shqiptare është aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria apo karriera.

Ajo i jep rëndësi të madhe paraqitjes së jashtme çdo herë, gjë për të cilën merr vazhdimisht komente pozitive.

Së fundi Elvana ka ndarë disa imazhe në Instastory ku shihet e veshur mjaft me stil.

Në këto imazhe, Elvana vjen e tejet joshëse e veshur me kostum blu, ndërsa zbulon një pjesë të gjoksit dhe barkut të tonifikuar, por një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Elvana shihet duke buzëqeshur në njërën nga fotografitë ku edhe shihet se ajo ka dy dhëmbë të mbuluar me material floriri.

Këngëtarja natyrisht se dukej e veçantë por që nuk dihet ende se a janë të përhershëm dhëmbët prej floriri apo vetëm përkohësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme