Familjarët e të infektuarit nga Zhegra refuzojnë testin e Coronavirusit

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Gjilantit, Arbër Ismajli ka folur për gjendjen e të prekurve nga kjo komunë me virusin COVID-19.

Ismjli, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se tre pacientët nga Gjilani janë në gjendje të mirë shëndetësore ku njëri nga ta tashmë po trajtohet në shtëpi për shkak të simptomave të pakta që ka.

Ismajli thotë se nuk kanë mundur të testohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

“Nga institucionet përgjegjëse janë marrë listat nga familjarët e tyre me kënd kanë kontaktuar. Para se të bëhen publike rastet e tyre ata kanë pasur hezitim për të bashkëpunuar me shëndetësinë, por në bazë të kontakteve që ne kemi bërë me shumë persona kemi arritur të sigurojmë më shumë emra që janë takuar me këta persona”, ka th.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se në këtë komunë gjatë këtyre dy-tri ditëve janë testuar rreth 80 persona dhe sipas tij për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ në test.

“Është edhe kërkesë e institucioneve shëndetësore që të mos bëhen teste pa pasur simptoma të prekjes nga coronavirusi”.

Ismajli thotë se një paciente nga kjo komunë që ka rezultuar pozitive me COVID-19 në fillim ka fshehur informacionet para ekipeve mjekësore e që ka rezultuar me lirim të saj.

Ai thotë se pacientja në fjalë kur ka shkuar në një klinikë private u ka treguar detaje për udhëtimin në Gjermani e që më pas është dërguar në Klinikën Infektive ku ka rezultuar pozitive.

Duke folur për rastin nga Zhegra, nënkryetari i Gjilanit thotë se familjarët e tij ende nuk duan ta besojnë se ai mund të jetë i prekur me virusin COVID-19.

“Sipas familjarëve ai nuk ka mundur të infektohet pasi nuk ka pasur kontakte”.

Ismaili thotë se për këtë shkak familjarët e të prekurit po refuzojnë të testohen pasi që deklarojnë se “nuk mund të dalin pozitiv”.

Të ngjashme