Guvernatori i Kalifornisë pezullon dënimet me vdekje

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pritet të marrë një vendim për pezullimin e dënimeve me vdekje në shtetin e SHBA.

Në pritje të këtij vendimi janë rreth 740 persona të cilët shpresojnë të merret një vendim i tillë.

Sipas deklaratave të parit të shtetit të Kalifornisë, “dënimi me vdekje është një vendim i gabuar”.

Ai tani po synon edhe mbylljen e burgut në St Quentin.

Aktivistët e të drejtave dhe lirive të njeriut e kanë përshëndetur një vendim të tillë.

Në vitin e kaluar janë ekzekutuar 25 vetë, kurse sivjet tre, shkruan deutsche welle përcjellë Klan Kosova.

Zbatimi i dënimit me vdekje sipas autoriteteve kishte edhe kosto jashtëzakonisht të mëdha, rreth katër miliardë dollarë në vit.

Të ngjashme