Izraeli para vendeve tjera, fillon vaksinimin e adoleshentëve

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Izraeli të shtunën e filloi procesin e vaksinimit të adoleshentëve kundër sëmundjes Covid-19, duke lënë prapa në këtë proces shumë vende të zhvilluara.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se një e katërta e popullsisë është vaksinuar deri më tani, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Që nga fillimi i vaksinimit para një muaji, mbi 2.5 milionë persona nga popullsia e përgjithshme prej 9 milionë banorësh janë vaksinuar kundër koronavirusit, bëri të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Të martën, Izraeli e zgjati afatin e izolimit të tretë deri në fund të muajit për shkak të shtimit të rasteve të infeksioneve.

Të enjten, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do ta lejojë vaksinimin e nxënësve të shkollave të mesme nga mosha 16 deri 18-vjeçare, me lejen e prindërve.

Fondi më i madh shëndetësor në këtë shtet, Clalit, e filloi vaksinimin e adoleshentëve që në mëngjesin e së shtunës, ndërsa pritet që tri fonde të tjera ta nisin këtë proces më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme