Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

6 viktima janë regjistruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Dy viktima, një burrë dhe një grua të moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Gjilanit dhe Vitisë janë viktima të COVID-19 gjatë kësaj kohe.

Një viktimë është e moshës 60-69 vjeçare dhe është nga komuna e Prishtinës, dy viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga komuna e Pejës dhe Fushë Kosovës, ndërsa një viktimë është mbi moshën 80 vjeçare dhe është nga komuna e Pejës.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 590 raste të reja me COVID.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 2 mijë e 952 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme