Kurti: Akademik Idriz Ajeti do të jetojë në kujtesën e popullit tonë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe para arkivolit të akademikut Idriz Ajeti.

Kurti tha se homazhe ka bërë së bashku me Hydajet Hysenin dhe Liburn Aliun.

“Një shekull jetë për gjuhën, për gjuhën e një kombi i cili, para së gjithash, është gjuhë. Nga studiues i gjuhës shqipe te profesori kulminant i saj, nga kryetar i AShAK-ut te kryetar i Kuvendit të Kosovës, akademik Idriz Ajeti do të jetojë në kujtesën e popullit tonë po aq sa edhe vetë gjuha e popullit. Gjurmimet albanologjike në thellësinë dhe gjerësinë e tyre, e përjetësojnë Prof. Idriz Ajetin në lartësinë dhe largësinë e të ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti në Librin e Përkujtimeve.

Të ngjashme