Labinot Tahiri zotohet se nuk do të udhëtojë më jashtë Kosovës, “do të mbyllem me ju vëllezër e motra”

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Labinot Tahiri është zotuar se nuk do të udhëtojë më jashtë Kosovës deri sa të liberalizohen vizat për të gjithë qytetarët.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri përmes një postimi në Instagram ka dhënë një premtim për qytetarët.

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizimin të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikurse popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës së lëvizjes, ama unë do të mbyllem me ju vëllezër e motra. Kosova dhe ju vlen më shumë se sa vetja ime dhe e të gjithëve që jem në parlament. I falenderoj krejt gurbetqarët që na dhanë gjithçka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjmë për ta duke e lulzuar rininë dhe atdheun tonë”, ka shkruar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme