Lajçak gjatë kësaj jave fillon konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se Miroslav Lajçak do të fillojë konsultimet e përqendruara në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë këtë javë.

“Mandati i Përfaqësuesit të ri Special të BE-së (EUSR) është të arrijë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, që nënkupton rinisjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” thotë Stano, raporton Tanjug.

Me rastin e emërimit të Mirosllav Lajçak si të dërguar të BE-së u theksua se mandati i tij do të lidhej kryesisht me dialogun Beograd-Prishtinë.

Kryediplomati evropian Josep Borrell, kur u pyet nga Tanjug në lidhje me detyrat e para të Lajçakut, e siguroi atë se ai do ta ndihmonte në rifillimin e dialogut mes dyja vendeve

“Në fillim të mandatit tim, unë thashë se ishte një nga përparësitë e mia dhe gjërat ku duhej të përmirësohemi. Ne mund të mos e kemi zgjidhur problemin izraelito-palestinez, por duhet të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin në lagjen tonë të afërt”, tha Borrell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme