Më 16 dhe 17 shkurt, liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Bruksel

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Pas Konferencës për Siguri që po mbahet në Munih të Gjermanisë, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen dy ditë radhazi (16 dhe 17 shkurt) në Bruksel.

Klan Kosova mëson se të dielën ata do t’i bashkohen Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes të Komisionit, Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, në një takim të parë joformal në Bruksel për t’u përgatitur për samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Zagreb në muajin maj të këtij viti.

Të nesërmen (e hënë 17 shkurt, 2020) gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Bruksel për Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë, e cila zhvillohet në Komisionin Europian.

Qëllimi i konferencës është mbështetja e përpjekjeve të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme