Murati i VV- së kritikon ish-qeverisjen për shpenzime enorme, përplaset me Veselin

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 17:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati është përplasur në Kuvend të Kosovës sa i përket shpenzimeve të qeverisë aktuale dhe asaj të kaluar me shefin e opozitës, Kadri Veselin.

Murati tha se kjo qeveri ka harxhuar për një muaj më pak se qeveria e kaluar që harxhonte për një ditë.

“E pamë edhe në media që qeveria aktuale ka harxhuar më pak se qeveria e kaluar, për një ditë për dreka zyrtare, për një muaj kanë harxhuar më pak se qeveria e kaluar në baza ditore, nuk është as kuvendi imun ndaj kësaj, ky institucion që vitin e kalum është udhëheq nga Kadri Veseli për dreka zyrtare për vitin e kalum është 109 mijë euro, edhe një herë halli është këtu për me ngrit frikë me shpërnda panikë”, tha ai.

Këtu ka ndërhyrë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai ka kërkuar që të qartësohet nga Murati se për cilat shpenzime e ka fjalën ai.

“Të qartësohen a ishin shpenzime të kabinetit të kryetarit, apo të kryetarit për dreka e darka, pastaj të qartësohet se ka shumë rëndësi”, tha Veseli.

Deputeti i LVV-së i ka përmendur Veselit mbi 100 mijë euro harxhime vetëm për udhëtime zyrtare.

“Për të qartësuar nëse hyjmë të kabineti janë edhe më të larta, janë rreth 100 mijë euro të kabinetit për udhëtime zyrtare”, shtoi Murati.

Të ngjashme