Një veturë e KFOR-it aksidentohet në Klinë

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një aksident në trafik ka ndodhur para pak minutave në Klinë.

Në aksident shihet të jetë e përfshirë edhe një veturë e KFOR-it,

Aksidenti shihet të ketë ndodhur pranë një pompe derivatesh afër magjistrales Prishtinë Pejë.

Sipas informacioneve nga dëshmitarë të rastit aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra nga të cilat është veturë e KFOR-it.

Në vendim e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e policisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme