OECD: Përmirësimi i konkurrueshmërisë, një ndër elementet kryesore për anëtarësimin në BE

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 11:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmirësimi i konkurrueshmërisë është një ndër elementet kryesore për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, u tha në prezantimin e raportit  “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për politikat 2018”, publikim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) rreth politikave ekonomike në rajonin e Evropës Juglindore.

Arbëreshë Krasniqi, ushtruese e detyrës së ministres në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u zotua se do të punojë në zbatimin e rekomandimeve të publikimit të OECD-së, raporton Ekonomia Online.

“Përcakton një agjendë të qëndrueshme të reformës dhe mbështet dokumentet dhe proceset e tjera strategjike. Përmes këtij raporti mund të kemi 17 fusha të politikave të investimit dhe qasje në financa, arsim dhe kompetenca”.

“Ministria përmes KIESA-s në bashkëpunim ka bërë grumbullimin e të dhënave. Informacionet e mbledhura u janë dërguar përfaqësuesve të OECD-së. Raporti ka treguar progres, mirëpo prapëseprapë mbetet shumë për t’u bërë. Ju sigurojmë se do të angazhohemi në maksimum për implementimin e rekomandimeve”.

Ndërsa udhëheqësi i sektorit politik, ekonomik dhe integrim evropian në Zyrën e Bashkimit Evropian, Riccardo Serri, tha se ky raport identifikon fushat të cilat kanë potencial për rritjen e konkurrueshmërisë.

“BE ka dhënë 10.7 milionë si pjesë e projekteve të financuara nga IPA për konkurrueshmërinë. Synohet që të jetë diçka që vendos themelet e një pune të rëndësishme që duhet të bëhet për qeverisjen ekonomike”.

“Është kruciale dhe do të monitorohet vazhdimisht nga BE-ja, është një gjë që është kruciale në procesin e përafrimit dhe anëtarësimit në BE për çdo shtet”.

Serri theksoi se përmirësimi i konkurrueshmërisë është shumë i rëndësishëm për vendet në rajon, raporton EO.

“Përmirësimi i konkurrueshmërisë është shumë i rëndësishëm për vendet në rajon, sepse për juve BE-ja është partneri kryesor i tregtisë. Ky raport thotë që identifikon që ka potencial të madh për rritje të konkurrueshmërisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Kurse Marzena Kisielewska, udhëheqëse e Divizionit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), bëri të ditur se për t’u arritur rezultatet e dëshiruara duhet të ketë një bashkëpunim me institucionet e vendit në mënyrë që ta bëjnë implementimin e reformave të kërkuara”.

“Kjo është një nga vlerësimet më të thukëta dhe gjithëpërfshirëse të Ballkanit Perëndimor dhe një prej vlerësimet më të mëdha që OECD ka bërë”.

“Ka qenë një ushtrim që do të krijonte kapacitetet e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe implementimin e politikave”.

“Perspektiva e konkurrueshmërisë paraqet shumë rekomandime, por çka mund të bëjmë për të arritur këto është që të kyçemi në këto reforma kërkon vullnetin e qeverisë. Kjo nënkupton zbatimin efikas të reformave, reformat dhe politikat duhet të zbatohen në mënyrë efektive dhe inovative”.

Raporti i OECD-së paraqet sfidat kryesore ekonomike për konkurrueshmërinë në vendet e Evropës Juglindore: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Lexo më shumë:

Të ngjashme